Arifi nuk i ndal akuzat ndaj Kurtit: 2 milionë euro kanë përfunduar në xhepat e shokëve të Kurtit e Kamberit
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, se është duke i përçarë shqiptarët në Luginën e Preshevës, dhe mjetet e ndara nga Qeveria e Kosovës, sipas Arifit, kanë qenë të dedikuara për Komunën e Preshevës, por Arifi ka pretenduar se ato kanë përfunduar në xhepat e shokëve […]
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, se është duke i përçarë shqiptarët në Luginën e Preshevës, dhe mjetet e ndara nga Qeveria e Kosovës, sipas Arifit, kanë qenë të dedikuara për Komunën e Preshevës, por Arifi ka pretenduar se ato kanë përfunduar në xhepat e shokëve të kryeministrit Albin Kurti.
“Përveç asaj të cilën tash unë shpjegova, dhe ju e keni të qartë që mjetet kanë qenë të dedikuara për Komunën e Luginës së Preshevës. Por kanë përfunduar në xhepat private të shoqërisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberit, këshilltarja e kryeministrit të Kosovës, Ardita Sinait dhe ministri i Infrastrukturës, Librun Aliut”, ka deklaruar Arifi në një video të publikuar në Facebook.
Ndër të tjera, i pari i Komunës së Preshevës i ka treguar arsyet se pse nuk është krijuar lista e përbashkët e shqiptarëve sikurse në vitin 2020.
“Dhe këtu përsëri fajet edhe përgjegjësinë e ka komplet Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje. Ka ndodhur që nëpërmjet medijimit tendencioz të LVV-së dhe Kurtit, nuk kemi arritur që në vitin 2022 me kriju listën e përbashkët të njëjtë ashtu siç e kemi pasur në vitin 2020”, ka theksuar Arifi.
Më poshtë mund ta shikoni videon e plotë të kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifit.















