Gazetari Kreshnik Arifi është shprehur optimist për fitoren e kombëtares angleze në finalen e Kampionatit Evropian.

Arifi, duke e vlerësuar Anglinë si një nga kombëtaret më të forta në vitet e fundit, ka theksuar se trajneri anglez Gareth Southgate është më i miri anglez.

Ai parashikon se Anglia do ta mposhtë Spanjën dhe do të shpallet kampion në finale të dielën.

Arifi ka vlerësuar performancën e Spanjës në turne, por beson se Anglia do të jetë në nivelin më të lartë në momentin e kritik të finales.

“Unë me faktin që tash e tetë viteve është një prej kombëtareve më të forta në botë, trajner anglez më të mirë Southgates nuk ka. Fakti që është evropiani i dytë që i dërgon në finale dhe jam shumë optimist që fitojnë në finale. Individualisht me ia shiku lojtarët , si lojë prapë Spanja e ka tregu futbollin më të mirë në këtë evropian por nesër ne finale është ndryshe,” ka thënë Arifi.