Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se Prokuroria Speciale në Kosovë ka filluar hetimet për keqpërdorimin e Fondit të Kosovës përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar, të udhëhequr nga organizata, sipas tij, korruptive e njohur si Partia për Veprim Demokratik.

“Në shkurt të këtij viti, në Prokurorinë Speciale në Prishtinë kam dorëzuar Kallëzim Penal për keqpërdorimin e Fondit të Kosovës përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar, të udhëhequr nga organizata korruptive e njohur si Partia për Veprim Demokratik”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se pret që ky proces të mos ketë ndikim politik.