Arifi quan Kurtin “tradhëtar”: Ka folur me vite, në fund nuk po na përfshin në marrëveshje

I  ftuar në “FIVE” të RTV Dukagjini, Kryetari Arifi  ka deklaruar se shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk janë cekur aspak në aneksin e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka konsideruar veprimet e kreut të ekzekutivit si një tradhëti politike ndaj antarëve dhe votuesëve të LVV-së dhe kombëtare ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës

“Gjithsecilit që është LVV dhe është duke më dëgjuar, bëni një provë dhe pyetne vetveten e juaj. 15 vitet e fundit çka ka thënë Kurti, sa përqind e tyre janë realizuar dhe do të dilni në përfundim se 80 përqind nukj janë realizuar. Prandaj është një tradhëti politike ndaj antarëve dhe votuesve të LVV-së kurse tradhëti kombëtare për neve në Luginë të Preshevës sepse ka fol me vite, edhe në pozitë edhe  në opzitë, ka fol me vite e kur e pati pushtetin neve na ka përqa, na ka keqmenagjuar mjetet…në fund nuk po na përfshin në marrëveshje”.

Kështu ka deklaruar Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi në “FIVE” të RTV Dukagjini.

Gjersa kritikoi aneksin e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë për mosbarazi, Arifi ka thënë se askush nuk po përmend shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“‘Për ne shqiptarët e Luginës nuk po flet askush, nuk po flet as Qeveria Kurti më sepse në fillim të Kurti II është munduar me këtë fjalën recirprocitet me kriju këtë levën në drejtim të Luginës së Preshevës. Tash nuk kemi as reciprocitet në këtë marrëveshje, nuk jemi as të cekur në këtë marrëveshje”, ka deklaruar ai.

Krahas kësaj, i njëjti ka deklaruar se nuk mund të besojë se shqiptarët e Luginës nuk do të jetë të diskriminuar edhe në të  ardhmen.

“Serbët në Kosovë janë të cekur, shqiptarët e Luginës nuk janë…këtu ka një mosbarazi. E dyta është se aty nuk është garancia se ne nuk do të diskriminohemi në të ardhmen. Aneksi në qoftë  se aty ceket se nuk do të diskriminohemi, shpresojmë por nuk mundem t’a besoj”, ka deklaruar ai. “Është një tradhëti e cila po bëhet politike dhe po i bëhet Luginës së Preshevës… Unë besoj se Albin Kurti është duke tradhëtuar votuesit e vet. Gjithsecilit që është LVV dhe është duke më dëgjuar, bëni një provë dhe pyetne vetveten e juaj. 15 vitet e fundit çka ka thënë Kurti, sa përqind e tyre janë realizuar dhe do të dilni në përfundim se 80 përqind nukj janë realizuar. Prandaj është një tradhëti politike ndaj antarëve dhe votuesve të LVV-së kurse tradhëti kombëtare për neve në Luginë të Preshevës sepse ka fol me vite, edhe në pozitë edhe në opozitë, ka fol me vite e kur e pati pushtetin neve na ka përqa, na ka keqmenagjuar mjetet…në fund nuk po na përfshin në marrëveshje”.

Përfaqësuesit politikë dhe institucionalë shqiptarë të Komunave të Luginës së Preshevës, përmes një deklarate të përbashkët, kanë kërkuar të drejta të barabarta siç parashihen për serbët në planin evropian.

Për dokumentin e siguruar nga RTV Dukagjini, kliko këtu.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika