Arifi: SHBA-ja nuk ka qenë kurrë pro shkëmbimit të territoreve, propaganda e Kurtit ra poshtë

Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Arifi, vlerëson se Akti Kombëtar për Mbrojtje i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i bërë publik sot e ku përmendet edhe Kosova është dokument jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe strategjik që sipas tij nënvizon se SHBA-të janë mbrojtësit dhe partnerët e popullit të Kosovës.

Arifit, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se me këtë rast u dëshmua se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë qenë kurrë pro shkëmbimit të territoreve për çka u shpreh se propaganda e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka rënë poshtë.

“Ky dokument jashtëzakonisht i rëndësishëm për Kosovën, dokument strategjik nënvizon shumë çështje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë mbrojtësit e popullit të Kosovës dhe partnerët e popullit të Kosovës. Me këtë dokument presidenti Trump ka dëshmuar se kurrë nuk ka nejt me shpatë mbi hartën e Kosovës siç e pati akuzuar Kurti dhe kjo propagandë ka rënë poshtë. Pastaj, qëndrimi i Ramush Haradinaj për Kosovën në NATO nuk paska qenë slogan partie dhe as ëndërr e tij por vizion shtetëror në vijë me SHBA-të”, u shpreh Arifi.

Arifi, mes tjerash, u shpreh se sipas aktit, SHBA-ja duhet të vazhdojë mbështetjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë dhe se integriteti territorial nuk do të preket.

“Marrëveshja e Ohrit po ekzistojka dhe këtë e ka bërë Kurti dhe për mendimin tim kjo marrëveshje është me e keqe se ajo e vitit 2013 dhe nuk po i lihet alternativ Kosovës që ta implementojë këtë marrëveshje dhe integriteti territorial i Kosovës po garantohet nga SHBA-ja”.

“Kurrë SHBA-të nuk kanë qenë në favor të shkëmbimit të territorit apo ndarjes së kufijve, ka pasur zyrtarë që kanë qenë të afërt me Trump, si shqiptari Bolton, që pati thënë se ;nëse Kosova e Serbia merren vesh pse ne duhet ti pengojmë’. Por, ajo që ka thënë Kurti ka rënë pasi SHBA-të kurrë s’kanë qenë pro ndarjes së kufijve. Me këtë i është dhënë një vulë dhe fund të gjithë atyre që janë pro shkëmbimit të territoreve – ky është interes strategjik pos Kosovës edhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Arifi.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika