Arijon Ibrahimovic nënshkruan kontratë të re me Bayernin

Është vetëm 17-vjeçar, por në Bayern Munich e konsiderojnë si futbollist me potencial të madh.

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Arijon Ibrahimovic e ka vazhduar kontratën me kampionët e Gjermanisë.

Mesfushori i talentuar ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025.

Pas këtij hapi të madh në karrierë, Arijoni u shpreh tejet i lumtur.

“Jam krenar dhe falënderues ndaj klubit. Është një ëndërr e realizuar për mua. Po shikoj drejt hapave të ardhshëm te Bayerni”, tha ai.

Arijoni ishte bashkuar me bavarezët në qershor të vitit 2018, teksa paraprakisht ka qenë pjesë e akademisë së Nuermbergut.

Në sezonin aktual, ai është autor i 13-të golavre dhe katër asistimeve në 14 ndeshje të zhvilluara me grumposhat U-19 të Bayernit, teksa të premten shënoi gol me skuadrën e parë – në miqësoren ndaj ekipit austriak, Salzburg.

 

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika