Arkitektura fashiste pas fashizmit

Në të gjithë Evropën ka nuanca të arkitekturës fashiste të cilat janë të diskutueshme se a duhet të vazhdojnë të qëndrojnë të ngritura apo duhet të shuhen siç është shuar ideologjia që i ka ndërtuar

Stadioni olimpik i Berlinit

Bolzano, në veriun e largët të Italisë, është i strehuar në një luginë të rrethuar nga kodra të gjelbra të thepisura të mbushura me kështjella, hambare dhe kisha, dhe me tarraca me vreshta. Qyteti është një glob i çuditshëm dëbore me rrugë dredharake, shtëpi me ngjyra pastel dhe taverna baroke.

Në këtë vend qëndrojnë të ngritura lart dy struktura të ideologjisë fashiste. E para është zyra e taksave të qytetit. Një bllok gjigant gri i stolisur me një basoreliev.

Në qendër të këtij monumenti është Musolini mbi kalë, me krahun e djathtë të shtrirë në një përshëndetje romake.

Kjo është një pjesë e jashtëzakonshme e arkitekturës ‘agjitprop’ fashiste – mbresëlënëse, e urryer dhe hutuese përnjëherë.

Zyra e taksave në Bolzano, momument fashist

Monumenti i dytë është monumenti i fitores, një hark i mrekullueshëm, i punuar me mermer të bardhë, me kolona të skalitura, tufa e shkopinjve që simbolizon lëvizjen fashiste.

E ngritur në vitin 1928, ajo aktualisht është e rrethuar nga një gardh i lartë metalik. Ka qenë një pikë grumbullimi për marshimet e ekstremit të djathtë dhe objekt i disa përpjekjeve për ta hedhur në erë. Historiani Jeffrey Schnapp e ka përshkruar atë si “monumentin e parë të vërtetë fashist”.

Monumentiu i Fitores në Bolzano, monument i arkitektures fashiste

Megjithatë, sot këto dy pjesë të propagandës arkitektonike fashiste janë pjesa qendrore e një eksperimenti të guximshëm artistik në trajtimin e debatit rreth monumenteve të kontestuara, i cili ofron një shabllon për komunitetet e tjera të ndara, nëse duhet të shkatërrohen apo të mbahen monumente me konotacione raciste, imperialiste apo fashiste.

Italia nuk është i vetmi vend i prekur nga kjo trashëgimi nga epoka e saj fashiste. Tjetri vend është Spanja, ku mund të gjejmë monumente nga epoka fashiste e Frankos.

Njëra nga trashëgimitë e arkitekturës fashiste në Spanjë është Lugina e të Rënëve, e cila njihet si njëra më famëkeqet nga regjimi i Frankos.

Një kompleks gjigant që përmban një bazilikë, një shtëpi për mysafirë, disa monumente, një kryq të madh dhe një mauzoleum që përmban eshtrat e më shumë se 30,000 njerëzve. Franko e synoi atë si një monument të pajtimit kombëtar dhe kripti i saj u shenjtërua nga Papa Gjon XXIII në vitin 1960.

Lugina e të Rënëve në Spanjë,

Edhe Universiteti i Gijonit është njëra nga ndërtesa që cilësohet si e lidhur me frankoizmin, pasi ishte e ndërtuar në një stil neoherrerian gjatë regjimit të hershëm të Frankos.

Universiteti i Gijonit, Spanjë

Ndërsa, edhe në Gjermani mund të gjejmë arkitekturë fashiste edhe pse pjesa më e madhe e saj u shkatërrua gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ndërtesat e mbijetuara fashiste thjesht u ripërdorën duke hequr svastikat dhe simbolet e tjera fashiste – më së shumti në Stadiumin Olimpik të Berlinit.

Stadioni olimpik i Berlinit

Të tjera, si Salla e Kongresit të 1935 në Nuremberg, u zgjodhën për të strehuar qendrat e dokumentacionit nazist, monumentalizmi i tyre shihej si simbol i mendjemadhësisë dhe megalomanisë së ambicieve arkitekturore të Hitlerit.

Salla e Kongresit, Nuremberg

Këto monumente dhe shumë të tjera janë duke ngritur debate se a duhet të shkatërrohen këto struktura fashiste, pasi janë të një ideologjie që ka marrë miliona jetë njërezish.

Dhe këto monumente mund të mbajnë gjallë ndjenja të fshehta te ndonjëri që historia të përsëritet dhe të kemi një rikthim të ideologjisë fashiste.

Ndërsa, disa nga artistët evropianë janë duke dashur të manifestojnë një ide, ku mendojnë të marrin një ndërtesë me retorikë të qartë fashiste dhe ta rikontekstualizojnë atë si një monument antifashist.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika