Armando Sadiku bëhet pjesë e FC Cartagena
Armando Sadiku është bërë pjesë e klubit FC Cartagena. Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku, dhe pse ka ndryshuar skuadër gjatë kësaj vere, ai prapë ka mbetur përsëri brenda futbollit spanjoll. “FC Cartagena raporton se ka arritur marrëveshje me lojtarin shqiptar, Armando Sadiku, për t’iu bashkuar ekipit tonë për këtë sezon 2022/23, me mundësi vazhdimi të kontratës […]
Armando Sadiku është bërë pjesë e klubit FC Cartagena.
Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku, dhe pse ka ndryshuar skuadër gjatë kësaj vere, ai prapë ka mbetur përsëri brenda futbollit spanjoll.
“FC Cartagena raporton se ka arritur marrëveshje me lojtarin shqiptar, Armando Sadiku, për t’iu bashkuar ekipit tonë për këtë sezon 2022/23, me mundësi vazhdimi të kontratës edhe për një sezon tjetër”, thuhet në njoftimin e FC Cartagena.
Sadiku karakterizohet për aftësinë e tij për të punuar në të mirë të skuadrës, për guximin dhe karakterin e tij të fortë në fushë. Në ditët në vijim, fubollisti shqiptar do të udhëtojë nga Shqipëria për t’iu bashkuar Luis Carrion në përgatitjet parasezonale që klubi po zhvillon në ambientet e La Manga Club.















