Arrestohet 32-vjeçari në Janjevë për “Armëmbajtje pa leje”
Të shtunën e 15 tetorit, Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e të dyshuarit për veprat penale “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje” në Janjevë. Policia njofton se menjëherë pasi rasti është raportuar kanë filluar trajtimin e informacioneve si dhe kanë ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha […]





Të shtunën e 15 tetorit, Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e të dyshuarit për veprat penale “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje” në Janjevë.
Policia njofton se menjëherë pasi rasti është raportuar kanë filluar trajtimin e informacioneve si dhe kanë ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin.
“Ndërkohë që policia ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
“Q. G, mashkull 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili sot më datë 15.10.2022, është intervistuar nga ana e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është proceduar më tej nën dyshimet për veprat “Kanosje” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Mes tjerash njoftohet se njëkohësisht policia ka sekuestruar një revole dhe 48 fishekë.




















