Armend Zemaj: Juniku po ecën drejt një tjetër fitoreje të LDK-së
Kandidati i LDK-së për deputet, Armend Zemaj, ka nisur ditën me një mesazh nga Juniku, duke shprehur besimin se kjo komunë do të vazhdojë mbështetjen tradicionale për Lidhjen Demokratike të Kosovës edhe në zgjedhjet e 7 qershorit. Zemaj e cilësoi Junikun si një bastion të fitoreve të LDK-së, duke theksuar se partia synon të sigurojë […]
Kandidati i LDK-së për deputet, Armend Zemaj, ka nisur ditën me një mesazh nga Juniku, duke shprehur besimin se kjo komunë do të vazhdojë mbështetjen tradicionale për Lidhjen Demokratike të Kosovës edhe në zgjedhjet e 7 qershorit.
Zemaj e cilësoi Junikun si një bastion të fitoreve të LDK-së, duke theksuar se partia synon të sigurojë mbështetjen e qytetarëve për formimin e qeverisë së ardhshme.
“Mirëmëngjesi nga Juniku! Juniku i fitoreve të LDK-së, sot dhe nesër. Drejt fitores së radhës dhe një qeverie të LDK-së”, ka deklaruar Zemaj.
Ai ka vazhduar aktivitetet e fushatës elektorale në prag të zgjedhjeve, duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve për programin dhe kandidatët e LDK-së.















