Armëpushim në Mariupol

Rusia ka ofruar armpushim për tu dorëzuar forcat ukrainase në Mariupol ku po luftohet në bastionin e fundit në këtë qytet

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se do të ofroj armëpushim të mërkurën në Mariupol deri në orën 14:00, me qëllim që ushtarët ukrainas t’i dorëzojnë armët.

Ushtarët ukrainas po mbrojnë fabriken e çelikut Azovstal, të marten Rusia ka vazhduar me granatimin e fabrikes. Në këtë fabrikë ende gjendet një numër i forcave ushtarake që janë duke mbrojtur armët.

Presidenti i Ukraines, Volodymyr Zelenskiy, ka njoftuar se Mariupoli do të luftoj deri në fund dhe do t’i injoroj ultimatumet e Rusisë për t’u dorëzuar. Kërkesa e Kremlinit për armëpushim ishte paraqitur edhe një ditë më parë por, asnjë ushtar ukrainas nuk e ka pranuar dorëzimin e armëve.

Pamje të Mariupolit gjatë luftës

Forcat ruse kanë kryer sulme ajrore në Ukrainën lindore gjatë natës, gjersa të marten zyrtarët ukrainas kishin bërë përpjekje pë kundërofenzivë të madhe, por si duket të pamjaftueshme për ta çliruar Mariupolin meqë distanca mes trupave ukrainase  të izoluar në Mariupol dhe pjesës tjetër është mbi 120km.

Ndërsa, një komandant i ushtarëve ukrainas që luftojnë në bastionin e fundit të Mariupolit tha se forcat e tij “po përballeshin me ditët e fundit, nëse jo orët”, i cili bëri thirrje për të nxjerrë një postim në Facebook që ishtë bërë herët të mërkurën.

Mariupoli në prag të kapitullimit

Shija e redaktorit

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Rama: Magjia e festave erdhi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka hapur Tregun e Fundvitit në qendër të kryeqytetit. Ai ka thënë se në bulevardin "Xhorxh Bush" qytetarët do të...

Mbrojtja e krerëve të UÇK-së triumfon ndaj ZPS-së, Specialja iu...

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka marrë një vendim në lidhje me komunikimet dhe vizitat e krerëve të UÇK-së, respektivisht, Hashim...

Të fundit nga rubrika