Armëpushimi Izrael-Hamas nis mëngjesin e së enjtes

Media shtetërore e Egjiptit, televizioni Qahera, ka njoftuar se armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit do të fillojë në orën 10:00, sipas kohës lokale, të enjten më 23 nëntor. Egjipti ka ndihmuar në ndërmjetësimin e këtij armëpushimi katërditor, duke synuar lirimin e dhjetëra pengjeve nga Hamasi dhe lejimin e hyrjes së ndihmave humanitare në Gazë

Shkatërrimet në Rripin e Gazës. 22 nëntor 2023.

Media shtetërore e Egjiptit, televizioni Qahera, tha se armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit – grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – do të nisë në orën 10:00, sipas kohës lokale, të enjten më 23 nëntor.

Egjipti ka ndihmuar në ndërmjetësimin e armëpushimit katërditor, që do të lehtësojë lirimin e dhjetëra pengjeve që Hamasi kapi gjatë sulmeve të 7 tetorit në jug të Izraelit.

Sipas marrëveshjes, do të lirohen edhe dhjetëra të burgosur palestinezë në Izrael, si dhe do të lejohet që në Gazë të hyjë më shumë ndihmë humanitare.

Edhe mediet në Izrael kanë raportuar se armëpushimi do të nisë në orën 10:00 të së enjtes.

Armëpushimi ka rritur shpresën për përfundimin e luftës, që u nxit nga sulmet e Hamasit më 7 tetor.

Tani në javën e shtatë, konflikti ka bërë që pjesë të mëdha të Rripit të Gazës të rrafshohen nga sulmet e pareshtura izraelite dhe dhuna në Bregun e pushtuar Perëndimor është rritur, duke rritur frikën se lufta mund të mbërthejë mbarë Lindjen e Mesme.

Marrëveshja për armëpushim u njoftua nga Katari, shtet që ka luajtur rol kyç në ndërmjetësimin me Hamasin. Pesëdhjetë pengje do të lirohen në disa faza, në këmbim të lirimit të 150 palestinezëve të burgosur.

Të dyja palët do të lirojnë fillimisht gratë dhe fëmijët dhe do të lejojnë që të rriten dërgesat me ndihmë humanitare në Gazë, shkruan REL.

Hamasi ka rrëmbyer afër 240 persona gjatë sulmeve të 7 tetorit dhe ka vrarë afër 1.200 persona në jug të Izraelit.

Ndërkaq, si pasojë e luftës në Rripin e Gazë – të banuar me 2.3 milionë palestinezë – janë vrarë mbi 13.000 palestinezë, 40 për qind e të cilëve janë fëmijë.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika