Arratiset një i burgosur gjatë përcjelljes së tij për në Gjykatën Themelore të Gjakovës

Ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se këtë të enjte një person i akuzuar për veprën penale “lëndim i lehtë trupor” është arratisur nga automjeti që po transportohej për në Gjykatën Themelore të Gjakovës.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se sot gjatë përcjelljes për në Gjykatën Themelore në Gjakove/ Dega Malishevë, i burgosuri G.K i akuzuar  për vepër penale lëndim i lehtë trupor,  është arratisur nga automjeti me të cilin po transportohej”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se ShKK e ka njoftuar menjëherë Policinë e Kosovës për t’i hetuar rrethanat e arratisjes.

Ndërkaq, tre zyrtarët të cilët ishin të obliguar ta dërgonin të akuzuarin në gjykatë, janë pezulluar nga puna.

“ShKK menjëherë ka njoftuar Policinë e Kosoves, gjykatën kompetente dhe ka formuar komision hetimor për rrethanat e arratisjes. Ndaj tre zyrtarëve që kanë qenë në përcjellje është iniciuar procedura disiplinore, të njëjtit me vendim të komisionit disiplinor janë pezulluar nga puna”, thuhet në njoftimin e ShKK-së.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika