Arratiset një i burgosur nga Smrekonica, nuk kthehet nga vikendi

Një i burgosur është arratisur nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës, pasi nuk është kthyer nga Vikendi. Policia thotë se rasti është nën hetime teksa nga SHKK- thonë se dy raste të tilla kanë ndodhur gjatë këtij viti përderisa tregojnë për veprën e të arratisurit

Foto ilustrim

Burgu i Smrekonicës është i vetmi i tipit gjysmë të hapur në Kosovë, ndërsa aty vuajnë dënimet persona të cilët kanë rëndë ndesh me ligjin, porse natyra e veprave penale është më e butë.

Andaj edhe benifitet që të dënuarit gëzojnë brenda kësaj qendre korrektuese janë më të mëdha.

Por njëra prej tyre e që është kalimi i vikendit në shtëpi për të burgosurit, doli të jetë problematike këtë herë.

Njoftimin për arratisjen e të dyshuarit e ka dhënë Policia e Kosovës teksa thonë se rasti është duke u hetuar.

Përderisa nga Shërbimi Korrektues tregojnë për veprën e kryer nga I arratisuri dhe sa të shpeshta janë këto raste.

“I dënuari, i cili nuk është kthyer nga vikendi, ka qenë i dënuar për veprën penale “Grabitje + armëmbajtje pa leje”.  Në vitin 2021 nuk kemi raste të largimit ndërsa në vitin 2022 kemi 02 raste të largimit, të cilët më pas janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe janë sjellë në mbajtje të dënimit në institucione korrektuese për vazhdimin e mbajtjes së dënimet. Të arratisurit fillimisht rikthehen në Qendrën Korrektuese Smrekonicë nga Policia e Kosovës ose familjarët të cilët i sjellin vullnetarisht. Ndaj të njëjtëve bëhet dëgjimi disiplinor, njëkohësisht institucioni ynë parashtron kërkesë që ndaj të njëjtëve, të cilët kanë keqpërdorur këtë tretman të transferohen në institucione tjera korrektuese”.

Nga ana tjetër ish drejtori i Shërbimit Korrektues Sokol Zogaj vlerëson se arratisja nuk është praktikë e shpesht në Koosvë megjithkëtë ai përmend arsyet që ndikojnë.

Aktualisht në Qendrën Korrektuese Smrekonicë janë gjithsej 36 zyrtarë të uniformuar dhe 18 staf civil, gjithsej 54 zyrtarë, përderisa 120 të burgosur e vuajnë dëniminm në këtë qendër.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika