Arratiset një i mitur nga burgu, parandalohet kontrabande mbi 4 mijë euro

Të mërkurën një i mitur ka ikur nga Qendra Korrektuese në Lipjan. SHKK thotë se i njejti ishte nxënës brenda qendrës. Ndërkohë që dy ditë më parë SHKK ka parandaluar kontrabandë mbi 4000 euro në një nga qendrat e paraburgimit

Ilustrim

Muret e burgjeve janë të larta dhe telat gjëmborë janë zor të kalueshëm për cka në atë të Sigurisë së lartë nuk ka asnjë arratisje, në Dubravë tepër rrallë, e gati fare as në të tjerat qendra.

Por rreziku permanent mbetet tek burgjet gjysëm të hapura, si ai i Smrekonicës e i të miturve në Lipjan.

Prej këtij të fundit, hic më larg se dje ka ikur një i mitur.

I njejti ishte shfrytëzues i vikendit sic thonë në SHKK, mirpo arratisjen e kishte bërë drejtpërdrejt nga qendra.

“Lidhur me pyetjen tuaja, ju njoftojmë se të miturit në fjalë, Gjykata Themelore në Pejë, i ka shqiptuar Masë Edukative Korrektuese në kohëzgjatje prej dy viteve, i njëjti nga data 29.09.2023 po mbahej në Qendrën Edukative Korrektuese në Lipjan (Qendër e tipit të Hapur), ishte shfrytëzues i vikendit dhe po i vijonte mësimet brenda qendrës. Për largimin e tij janë njoftuar edhe policia”, ka thënë Florent Gashi, zëdhënës i Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Por kjo nuk është e vetmja telashe me të cilën së fundmi u përball SHKK-ja.

Goxha problematike vazhdon të mbetet tentimi i futjes së kontrabandës në burgje, përderisa dy ditë më parë, Shërbimi Korrektues ka kapur në tentim kontrabandimi mbi 4000 euro para kesh.

Në këtë institucion tregojnë si kanë vepruar me rastin, teksa bëjnë me dije se cka konfiskohet më së shumti në portat e burgjeve.

“Lidhur me pyetjet tuaja ju njoftojmë, se rasti është adresuar në Polici dhe të njëjtit kanë filluar hetimet. Shërbim Korrektues i Kosovës posedon tri nivelet të siguresë, ku janë siguria fizike, dinamike dhe ajo procedurale, çdoherë këto tri nivele janë në bashkëpunimin me njëra tjetrën për çka edhe rezultojnë me pamundësimin e futjes së kontrabandës brenda institucioneve korrektuese. Në këto raste veprohet sipas ligjeve në fuqi, nëse kemi të bëjmë me të paraburgosur ne e njoftojmë gjyqtarin e rastit, nëse është i dënuar atëherë veprohet në baze të legjislacionit në fuqi. Shërbimi Korrektues i Kosovës posedon statistika të rregullta  për rastet e parandalimi te kontrabandës ku të gjitha rastet janë të evidentuara dhe Shërbimi Korrektues i bënë publike si në ëebfaqen zyrtare, ashtu edhe nëpër rrjetet tona sociale. Gjatë vitit 2023 janë parandaluar gjithsej 53 raste të kontrabandës. Pervec parave, jane parandaluar kryesisht telefona mobil, adaptera, substanca naritike, medikamente, simkartela dhe USB të ndryshme”, tha Gashi.

Ndërkohë vlerësohet se masat duhet të shtrëngohen pavarësisht që qendrat janë të tipit të hapur.

Shqetësuese mbetet kontrabandimi brenda burgjeve.

“Tentimi për kontrabandë brenda burgjeve është në progress të rritjes, duhet të mirren masat qoftë në strukturën menaxheriale, kështu duke ardhur tek veprimet adekuate preventive, që brenda burgjeve mos të lulëzojë krimi, që në shifra tregohet shqetësues”, tha Drizan Shala, ekspert i sigurisë.

Qendra Edukativo-Korrektuese  në Lipjan funksionon si një institucioni tipit të hapu, ekskluzivisht për të miturit femra dhe meshkuj, ndaj të cilëve janë shqiptuar masa edukuese-korrektuese e cila është e dizajnuar posaçërisht për lehtësimin e plotësimit të nevojave individuale të të miturve të privuar nga liria.

 

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika