Arratisjet e fundit nga burgjet, Shërbimi Korrektues sot mban konferencë për media

Pas arratisjeve të fundit nga burgjet kosovare, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu dhe drejtori i Shërbimit Korrektuese të Kosovës (ShKK), Ismail Dibrani sot do të mbajnë konferencë për media.

ShKK të premten në mbrëmje ka konfirmuar edhe një ikje tjetër nga burgu, por nuk ka dhënë detaje të tjera, gjashtë ditë pasi një tjetër i burgosur, Faton Hajrizi, u arratis nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë të Vushtrrisë.

SHKK-ja ka bërë të ditur se edhe arratisja e fundit ka ardhur nga institucioni i tipit të hapur.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën për media, e cila do të mbahet në Drejtorinë Qendrore të Shërbimit Korrektues të Kosovës, nesër më 13 korrik 2024, në orën 11:00, për të diskutuar lidhur me dy largimet e fundit nga institucionet e tipit të hapur”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika