Arratisjet e fundit nga burgjet, zv/ministri i Drejtësisë dhe drejtori i burgjeve nesër mbajnë konferencë për media

Burgu i Lipjanit

Pas arratisjeve të fundit nga burgjet kosovare, zëvendësministri i Drejtësi, Blerim Sallahu dhe drejtori i Shërbimit Korrektuese të Kosovës, Ismail Dibrani, do të mbajnë konferencë për media.

Sipas njoftimit, ata do të japin informacione të detajuara mbi largimet e fundit nga institucionet e tipit të hapur – së fundmi disa ditë më parë, Faton Hajrizi, u arratis nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës.

Ndërkaq, gjatë mbrëmjes të së premtes është raportuar se është arratisur edhe një i burgosur nga burgu i Dubravës, i dënuar me 11 vjet burgim.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën për media, e cila do të mbahet në Drejtorinë Qendrore të Shërbimit Korrektues të Kosovës, nesër më 13 korrik 2024, në orën 11:00, për të diskutuar lidhur me dy largimet e fundit nga institucionet e tipit të hapur.

Në këtë konferencë do të jenë të pranishëm, Zëvendësministri i Drejtësisë, z. Blerim Sallahu, dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, z. Ismail Dibrani, të cilët do të japin informacione të detajuara mbi këtë çështje dhe do të përgjigjen në pyetjet tuaja.
Pjesëmarrja juaj është e mirëpritur dhe e rëndësishme për të informuar publikun saktësisht dhe në kohë për këtë ngjarje”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

Të fundit nga rubrika