Arrest shtëpiak ndaj zëvendëssekretarit të MMPHI-së, i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për 30 ditë ndaj zëvendëssekretarit të Ministrisë së Mjedisit, Izedin Bytyqi, për keqpërdorim detyre dhe armëmbajtje pa leje

Izedin Bytyqi

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës duke ia caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh, Izedin Bytyqit, zëvendëssekretar në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe armëmbajtje pa leje.

Këtë e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë, raporton Betimi për Drejtësi.

Bytyqi u ndalua të martën pas një aksioni të PSRK-së në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, aksion ky që u zhvillua në objektin e MMPHI-së.

Prokuroria të martën njoftoi se i pandehuri tjetër- Naser Hafizi, që dyshohet për “Keqpërdorim të detyrës e autoritetit zyrtar”, “Shpëlarje të parave” dhe “Mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë të të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”, nuk është gjetur në vendbanimin e tij.

Në komunikatën e PSRK-së është thënë se gjatë bastisjes janë sekuestruar një revole e tipit “Mauser-Werkr” me dy karikatorë e shtatë fishekë, 34 dokumente të ndryshme, tre telefona, 17 USB, tre laptopë, 4 shtëpiza të kompjuterit, e po ashtu dokumente të rëndësishme për procedurën hetimore. Po ashtu, është lëshuar urdhër i përkohshëm ndalimi për 6 banesa me lokacione në Prishtinë e Fushë-Kosovë.

Shija e redaktorit

Votohet buxheti për vitin 2025

Me pesë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Komisioni parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere ka votuar buxhetin për vitin 2025. Buxheti prej 3.6...

Trump, presidenti i ri i SHBA-së

Kandidati i republikanëve, Donald Trumpit është fituesi i zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës . Ai ka tejkaluar pragun prej 270 vendeve të...

Haradinaj bën homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit: Ishte ndër...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti në Prishtinë në ditëlindjen...

Të fundit nga rubrika