Arrest shtëpiak për komisionerin e LDK-së në Prizren, ai i PDK-së refuzoi ta lajmërojë policinë

Gjykata Themelore e Prizrenit ia ka caktuar një muaj arrest shtëpiak një komisioneri të LDK-së në një fshat të Prizrenit, nën dyshimin për shqyerjen dhe fshehjen e disa fletëvotimeve. Nën hetime është edhe udhëheqësi i vendvotimit nga radhët e PDK-së, për faktin që refuzoi ta lajmërojë policinë. Dukagjini ka siguruar kërkesën e Prokurorisë, në të cilën shpjegohen në detaje veprimet e të dyshuarit, për të cilin kishte kërkuar paraburgim prej 30 ditësh.

Deri në mesditën e së dielës, gjithçka kishte shkuar me rregull në qendrën e votimit në shkollën në Jabllanicë të Prizrenit.

Por, rreth orës 15:00, një komisioner i LDK-së, e bëri një veprim të çuditshëm për çka u arrestua veç dy orë më vonë.

Komisioneri me inicialet A.D, nga lista i shqeu hiç më pak se gjashtë fletëvotime, dhe i fshehu.

Kryetari i komisionit, me inicialet M.V, përfaqësues i PDK-së, refuzoi ta raportonte. Por kështu nuk vepruan edhe anëtarët tjerë që e panë me sy.

Andaj, policia e arrestoi në orën 17:30, dhe e ndaloi për 48 orë.

Gjatë kësaj kohe, prokuroria dorëzoi kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit. Por, pas seancës që u zhvillua të martën ne mëngjes, gjykata vendosi ta lë veç në arrest shtëpiak.

“Sipas gjykatësit, i njëjti nuk paraqet rrezik që të largohet, dhe edhe me këtë masë të sigurisë, mund te zhvillohet procesi gjyqësor në vazhdim”., ka thënë zëdhënësi i prokurorisë, Marsel Lekaj.

Dukagjini e ka siguruar kërkesën e prokurorisë, në të cilën në detaje shpjegohen veprimet e tanimë të pandehurit, që dyshohet për kryerjen e veprës penale asgjësim i materialit të votimit.

“I pandehuri A.D i merr dhe i fsheh gjashtë fletëvotime të zbrazëta duke bërë shqyerjen e fletëvotimeve nga blloku i fletëvotimeve, të cilat pastaj i fsheh”.

Megjithëse nuk ka bërë kërkesë për caktim të masës së sigurisë, Prokuroria është duke e hetuar edhe anëtarin e PDK-së, që ishte kryetar i komisionit, për faktin që ka refuzuar ta raportojë rastin.

“I pandehuri M.V edhe përkundër faktit se dëshmitarët të cilët kanë qenë anëtarë të këtij komisioni reagojnë dhe kërkojnë të lajmërohet KQZ-ja dhe Policia, nuk i lajmëron, me çka pajtohet me veprimet e të pandehurit A.D”.

Vepra e asgjësimit të materialit të votimit, sipas Kodit Penal, dënohet deri në tre vjet burgim.

Shija e redaktorit

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Të fundit nga rubrika