Arrest shtëpiak për të dyshuarin që sulmoi gazetarin, Vullnet Krasniqi

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj të dyshuarit E.A., për sulm ndaj gazetarit të gazetës "Nacionale", Vullnet Krasniqi, në protestën kundër festivalit "DokuFest"

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një një muaji ndaj të pandehurit, E.A i dyshuar për sulmin ndaj gazetarit, Vullnet Krasniqi, në protestën kundër festivalit “DokuFest” në Prizren.

Koha e arrestit në njoftim thuhet se vlen nga data 15 gusht dhe do të zgjasë deri më 15 shtator.

“Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtarja e procedurës– Vjollca Buzhala, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 15.08.2023, dhe mund të zgjasë deri më datën 15.09.2023, ndaj të pandehurit E.A., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Sulmi nga neni 184 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se nëse i pandehuri e shkel masën e arrestit shtëpiak, ndaj të njëjtit do të caktohet masa e paraburgimit.

Gjykata në arsyetimin e saj ka thënë se i pandehuri E.K., “me dashje” e ka sulmuar gazetarin Krasniqi.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se: “I pandehuri E.K., me datë 11 gusht 2023, rreth orës 14:00., në Prizren, në “Sheshin Shatërvan”, me dashje e sulmon të dëmtuarin V.K., – gazetar, në atë mënyrë që i bashkohet protestës së organizuar, dhe në momentin kur i dëmtuari V.K.,– gazetar gjatë kryerjes së punëve të tija zyrtare merr në intervistë protestuesit, i pandehuri e shtynë gazetarin, pastaj gazetari vazhdon ti intervistojë protestuesit e tjerë ku hasë në rezistencë të protestuesve, me të cilat veprime tek i dëmtuari shkaktojnë shqetësim. Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale. Nëse i pandehuri e shkel masën e arrestit shtëpiak, ndaj të njëjtit do të caktohet masa e paraburgimit”.

Me rastin e caktimit të arrestit shtëpiak, Gjykata ka marrë parasysh “faktin se hetimet në këtë çështje penale sapo kanë filluar, do të merren në pyetje dy të dëmtuarit, dëshmitarë të tjerë dhe të dyshuar të tjerë eventual, si rezultat i kësaj caktimi i masës së arrestit shtëpiak për të pandehurin është i nevojshëm dhe i arsyeshëm për të mos penguar rrjedhën procedurale të hetimit, dhe për të siguruar prezencën e të pandehurit në procedurën hetimore. Nga të lartcekurat Gjykata ka ardhur në konstatim se caktimi i arrestit shtëpiak në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, me qëllim edhe të parandalimit të përsëritjes së veprës penale”.

Më 11 gusht, ekipi i gazetës “Nacionale”, gazetari Vullnet Krasniqi dhe kameramani Arbër Latifi, janë sulmuar në protestën e organizuar kundër festivalit “DokuFest” në Prizren.

Ndërsa, lidhur me rastin, në po të njëjtën ditë u arrestua i dyshuari A.K dhe i njëjti u dërgua në mbajtje për 48 orë.

Kurse, më 14 gusht 2023, Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj të dyshuarit A.K.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika