Arrestimi i 12 zyrtarëve të ATK-së, Murtezaj: Arritëm ta parandalojmë dëmtimin e buxhetit për 2.7 milionë euro

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj, teksa ka folur për arrestimin e 12 zyrtarëve të këtij institucioni, ka thënë se rasti ka të bëjë me disa fatura fiktive të qarkulluara nga tre biznese dhe kanë arritur të parandalojnë dëmtimin e buxhetit për 2.7 milionë euro

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj, lidhur me arrestimin e 12 zyrtarëve të këtij institucioni, ka thënë se ky rast është iniciuar nga vetë ATK-ja në vitin 2020 në Prokurori.

Murtezaj ka thënë se rasti kishte të bënte rreth disa faturave fiktive të qarkulluar nga tri biznese dhe kanë arritur ta parandalojnë dëmtimin e buxhetit për 2. 7 milionë euro.

“Pra, fjala është për një rast që ka filluar që nga viti 2020 ku pas paraqitjes së kërkesës për rimbursim nga ana e tatimi paguesit dyshimet e zyrtarit të ATK-së ishin se kreditimi i TVZH-së krijuar nga disa faktuar të tri bizneseve ishin fiktive. Zyrtarët hetues të ATK-së rastin e kanë ngritur edhe të organet ligjzbatuese. Rasti është ngritur si rast i dyshimta për hetim nga ATK-ja, ku me datën 3.7.2020 është inicur rasti te Prokuroria Themelore në Prishtinë”, ka deklaruar ai transmeton EO.

“Me datë 27.4.2021 kallëzimi penal është dorëzuar në Prokurorin Themelore të Prishtinës. Si rezultat i veprimeve me kohë të ATK-s është arritur që të parandalohet dëmtimi i buxhetit në vlerë prej 2.7 milionë eurosh. Prokuroria ka ardhur në përfundim për ngritje të aktakuzës për 13 zyrtarë të ATK dhe përfaqësuesve të bizneseve të involvuar në këtë rast”, ka shtuar Murtezaj.

Po ashtu, ai ka theksuar se menaxhmenti i këtij institucioni vazhdimisht bën përpjekje që të ketë llogaridhënie sa i përket stafit, me qëllim të zbatimit të drejt të ligjit për të gjithë tatimpaguesit.

“Për të parandaluar involvimin e stafit tonë në veprat e tilla, që përveçqë mund ta dëmtojnë integritetin institucional, mund ta dëmtojnë edhe buxhetin e shtetit”, ka thënë Murtezaj.

Prokurori i Shtetit tashmë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 12 zyrtarëve të ATK-së.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika