Arrestimi i dy personave në Ferizaj për spiunazh, Shala: AKI dëshmoi se është në krye të detyrës

Njohësi i sigurisë, Drizan Shala

Dy persona u arrestuan të mërkurën në Ferizaj nën dyshimin për spiunazh.

Shtetasit kosovarë me inicialet, M.Q dhe B.SH u arrestuan pas një hetimi disamujor nga Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe AKI-në.

Për këtë ka reaguar eksperti i sigurisë, Drizan Shala i cili thotë se me këtë rast AKI dëshmoi se është në krye të detyrës, duke mbrojtur integritetin dhe ruajtur sigurinë e Kosovës.

Ai ka theksuar se ky është një mesazh për politikën e Beogradit dhe për të gjithë që veprojnë njësoj.

“Arrestimi i spiunëve kosovarë mesazh për politikën e Beogradit dhe të gjithë që veprojnë njësoj! AKI dëshmoi se është në krye të detyrës, duke mbrojtur integritetin dhe ruajtur sigurinë e Kosovës. Sot dhe nesër jemi të sigurt, por nga ky veprim edhe e ardhmja është tregues se do të jetë e sigurt”, ka shkruar Shala në Facebook.

“Faleminderit: Heronjtë tanë të heshtur”, ka vijuar ai.

Tutje ai ka deklaruar se BIA serbe e ka përjetuar rëndë arrestimin e dy kosovarëve në Ferizaj, nën dyshimin se kanë kryer spiunazh për këtë institucion.

Ai tha se sipas literaturës shkencore shërbimet në momentin që detyrohen të reagojnë edhe duke e mohuar një gjë të tillë, “forcon besimin se ata njerëz kanë luajtur rol të rëndësishëm dhe kanë qenë persona besnik”.

“Reagimi nga BIA për rastin “Ferizaj” po dëshmon : 1. Se BIA ka përjetuar rend  identifikimin dhe kapjen e informatorëve, bashkëpunëtorëve apo agjendeve të tyre po dëshmohet me reagim. ) Në këtë pjesë nuk duan të përcaktojnë se i takon organit të ndjekjes penale se në qfarë niveli ishte bashkëpunimi). 2. Bazuar në reagimin e BIA-s sipas literaturës shkencore të studimeve të sigurisë, Shërbimet në momentin që detyrohen të reagojnë edhe duke e mohuar një gjë të tillë, forcon besimin se: ( Këta njerëz kanë luajtur një rol të rëndësishëm dhe janë dëshmuar se janë burimi kryesor dhe besnik ndaj shërbimit që i angazhoi )”, ka thënë ai.

Tutje Shala tha se ky reagim ka qëllim edhe procedural.

“Ky reagim i BIA-s , ka edhe qëllim procedural penal, duke lejuar mbrojtjen e argumentit se ky është reagimi zyrtar se këta nuk kanë qenë pjesë e tyre. ( Kështu cilësohet vepra e re penale nga Prokuroria dhe kjo duke u bazuar ne  këtë argument zyrtar )”, tha tutje ai.

Ndryshe, dje, Prokuroria Speciale e Kosovës, ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarve ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtëve do të ndërmerrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Dy të dyshuarit për spiunazh ndalohen për 48 orë

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika