Arrestimi i dy të dyshuarve në Pejë pasi dhanë para për një vrasje, Nikçi jep detaje

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, lidhur me arrestimin e dy të dyshuarve pasi paguan për një vrasje, ka thënë se ndaj tyre tanimë është parashtruar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, për arrestimin e dy personave në Pejë nën dyshimin se kanë paguar për një vrasje, ka thënë se fillimisht ata ishin ndaluar për 48 orë, pastaj janë arrestuar dhe se sot është parashtruar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Nikçi ka thënë se këta persona dyshohen për kryerjen e veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Fillimisht kemi pranuar informata se do të kryhet vrasje e rëndë, mirëpo pas veprimeve hetimore dhe grumbullimit të provave është kualifikuar kjo vepër”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë në “FIVE” në RTV Dukagjini.

Ai është shprehur se dyshohet që veprën penale të lartëcekur e kanë kryer në marrëveshje.

Më tej, Nikçi ka theksuar se lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime parandaluese nga Policia e Kosovës në koordinim me kryeprokurorin për krime të rënda në Prokurorinë Themelore në Pejë.

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Pejë, nën dyshimin se në vitin e kaluar njëri nga të dyshuarit i kishte dhënë para tjetrit në mënyrë që ta kryente vrasjen e një burri.

Lexo më shumë: Arrestohen dy persona në Pejë, dyshohen për “përgatitjen e një vrasjeje të rëndë”

Pejë Tetor-Nëntor 2023 – Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi në muajin tetor – nëntor të vitit 2023, njëri i dyshuar i kishte dhënë para të dyshuarit tjetër në mënyrë që ta kryente vrasjen e viktimës mashkull kosovar, ose t’i shkaktonte dëme të mëdha”, thuhet në raportin e policisë.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika