Arrestimi i ish-policit, opozita e pushteti të bashkuar kundër lirimit të tij

Heqja e barrikadave në veri të vendit, nga serbët është kushtëzuar me lirimin e Dejan Pantiq, ish-policit serb të Kosovës, i dyshuar për vepra terroriste e kundër rendit kushtetues. Por anëtarë të Komisionit për Siguri nga pushteti e opozita, kërkesën e Serbisë e konsiderojnë si të papranueshme e ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit

Nga një personazh anonim, Dejan Pantiq është kthyer në figurën qendrore, në arsyetimin e radhës për barrikadimin e veriut të Kosovës.

Heqja e tyre, u kushtëzua me lirimin e ish-pjesëtarët të Policisë së Kosovës, që u arrestua ditë më parë nën dyshime të forta që e lidhnin atë me shpërthimet në zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor.

Një kërkesë e tillë, u bë edhe nga vet presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të dielën mbrëma, e u përsërit gjatë ditës edhe nga kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Por një kërkesë e tillë, për Enver Dugollin, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh anëtar i Komisionit për Siguri, është e papranueshme.

“Këtu nuk kemi të bëjmë më asnjë kushtëzim dhe nuk do të lejojmë kushtëzim , pazare në këtë çështje. Republika e Kosovës këtë nuk e pranon,  pasi çështja e arrestimit të ish-policit është çështje ligjore dhe do të trajtohet për veprat e akuzuara. Edhe barrikadat janë penges të  lëvizjes së lir të qytetarëve dhe ato duhet të sanksionohen”, ka thënë Dugolli.

Enver Dugolli, LVV

Madje kolegu i Dugollit nga ky komision, Hisen Berisha, deputet i PDK-së, kërkesën serbe e konsideron si ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit të Kosovës.

“Kosova nuk guxonë të bëjë asnjë kompromisë në zbatimin e ligjshmerisë, kërkesa e Vuqicit nuk është asgjë më shumë, veq se të ndërhyj në integritetin ligjorë e kushtetues të Kosovës. Në këto tema nuk guxonë të ketë kompromis dhe për këto tema Qeveria do ta ketë mbështetjenë e opozitës. Qeveria nuk e ka shfrytëzu opozitën aq sa ka qenë opozita e gatshme për bashkëpunim por është munduar të bartë përgjegjsinë tek disa cështje”, ka thënë Berisha.

Hisen Berisha, PDK

Pantiq, ish-pjesëtar i MUP-it serb, ishte në mesin e zyrtarëve që dhanë dorëheqjen nga Policia e Kosovës, që erdhi si rezultat i pezullimit të drejtorit rajonal të Policis, Nenad Gjuriq, si rezultat i refuzimit të tij për të zbatuar urdhrat lidheshin me vendimin për targat ilegale.

Dejan Pantiq, është arrestuar të shtunën nën dyshimin se ka organizuar sulmin ndaj zyrave të Komisioneve Komunale Zgjedhore.

Menjëherë pas arrestimit të tij, në shenjë revolte grupet serbe në veri të vendit kanë vendosur barikada në rrugët që dërgojnë drejt dy pikave kufitare, Jarinjë e Bërnjak, derisa u raportuan edhe incidente të shumta, me sulme të armatosura ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika