Arrestimi i “Llune”, Gashi: Këso arrestime duhet të ndodhin në çdo kohë

Analisti Dardan Gashi, lidhur me arrestimin e Milun Milenkoviq i njohur si “Llune”, ka thënë se këso arrestime duhet të ndodhin në çdo kohë

Analisti Dardan Gashi

Analisti Dardan Gashi në emisionin “Debat Plus“, lidhur me arrestimin e Milun Milenkoviq, i njohur si “Llune”, ka thënë se këso arrestime duhet të ndodhin në çdo kohë.

“Këso arrestime duhet të ndodhin në çdo kohë”, ka thënë Gashi, duke shtuar se kjo nuk duhet të ndërlidhet me situatat aktuale.

“Sepse Policia atje (në veri) operon që nga viti 2011, edhe ka bërë arrestime edhe më serioze se këto”, ka thënë Gashi.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se Policia e Kosovës ka arrestuar Milun Milenkovic, i njohur si “Llune”.

“I njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan”, ka thënë Sveçla.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika