Arrestimi i Mujecit, Rrustemi i quan opozitarët “oportunistë”: LVV merr vendime që partitë e tjera nuk guxojnë as t’i mendojnë

Deputeti i LVV-së, Adanan Rrustemi vlerëson se veprimet që LVV ka ndërmarrë karshi asamblistit Mujecit janë vendime që partitë e tjera as nuk i mendojnë. Lidhur me reagimet e opozitarëve ndaj këtij rasti, ai i cilësoi si "oportunistë"

Adnan Rrustemi, deputet i LVV-së, i ftuar në Debat Plus

Gjersa i quajti “oportunistë” opozitarët, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka reaguar pas arrestimit të asamblistit të LVV-së që u përjashtua nga strukturat partiake pas arrestimit të tij në Shqipëri, Besnik Mujeci.

Me anë të një postimi në Facebook, Rrustemi vlerëson se veprimet që LVV ka ndërmarrë karshi Mujecit janë vendime që partitë e tjera as nuk i mendojnë. Krahas kësaj, ai bën edhe një krahasim me një subjekt tjetër politik, atë të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! i ka 205 asamblistë. Për veprimet e Besnik Mujacit me gjasë nuk kanë ditë as prindërit e tij.  Po opozitarët oportunistë, siç kanë  qenë edhe në pushtet, pos me qenë në ekstazë, filluan ta kritikojnë LV dhe Albin Kurtin. E megjithatë, kjo parti e këtij kryeministri, merr vendime të cilat partitë tjera as nuk guxojnë me i mendu: ajo i përjashton nga partia njerëzit që shkelin ligjin. Ama që e shkelin ligjin, jo që e trillojnë tellallët e opozitës. Adem Grabovci është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të PDK. Nga sot, Besnik Mujeci as nuk është anëtar i thjeshtë”, ka shkruar Rrustemi në Facebook.

Mujeci dyshohet se bashkë me katër persona të tjerë kanë tentuar të transportojnë 11 mijë e 300 tableta ekstazi MDMA, vlera e të cilës arrin 400 mijë euro.

Mujeci, sic raporton Policia e Shqipërisë, kishte transportuar lëndë narkotike duke i përdorur autoubusët në sezonën turistike nga Kosova në Shqipëri.

“Pasi dërgesat arrinin në Tiranë, transportoheshin me autovetura të marra me qira në Tiranë dhe në qytete të tjera, kryesisht bregdetare, dhe vendet e shkëmbimit caktoheshin në vende publike me shumë lëvizje dhe fluks njerëzish. Për arritjen e marrëveshjeve me shpërndarësit e drogave sintetike në Shqipëri, trafikantët kërkonin pagesa paradhënie, ose edhe lënien e automjeteve si garanci”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndryshe, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë bërë të ditur më herët të martën se kanë nisur procedurat diciplinore ndaj asamblistit Mujeci.

Gjatë ditës, nga LVV kanë bërë të ditur se Mujeci është shkarkuar nga të gjitha strukturat e partisë.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika