Arrestimi i një serbi për krime lufte, reagon Serbia

Policia e Kosovës

Pas arrestimit të së martës të Zlatko Arsiqit, i cili akuzohet për krime lufte në Kosovë, ka reaguar e ashtuquajtura Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë.

Në këtë reagim thuhet se “Arsiqi është pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe se kishte kaluar testet e nevojshme për të punuar aty e tash po akuzohet për krime lufte”.

“Pyetja logjike është se si i ka kaluar të gjitha kontrollet dhe testet e nevojshme për të punuar në këtë organ dhe tash papritmas akuzohet për gjoja krime lufte? Kjo ngre dyshime se arrestimi i Arsqiti është i një natyre krejt tjetër, dhe këtë e mbështet edhe njoftimi i mbrëmshëm i Xhelal Sveçlës, që e shpalli Arsiqin fajtor edhe para gjykimit dhe vendimit të gjykatës”, thuhet në reagimin e kësaj Zyre.

Arsiq 45-vjeçar akuzohet se gjatë vitit 1999 ka ushtruar dhunë, torturë e keqtrajtim ndaj civilëve shqiptarë.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se i pandehuri Z.A. i nacionalitetit serb, dyshohet se gjatë periudhës së luftës në Kosovë, konkretisht në muajin mars 1999, në stacionin policor në Kamenicë, në cilësinë e personit zyrtar dhe në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të policisë serbe, i uniformuar dhe armatosur, fillimisht kishte rrahur të dëmtuarin me inicialet B.M, me shufra gome dhe shqelma, duke e torturuar në mënyrë çnjerëzore, maltretuar dhe duke i shkaktuar lëndime të rënda, trauma dhe pasoja në shëndet dhe duke e kanosur seriozisht për jetë për një orë e gjysmë, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe protokolleve shtesë.

Po ashtu, sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehuri Z.A., gjatë periudhës së luftës në Kosovë, konkretisht në periudhën shkurt-mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të policisë serbe dhe grupeve paramilitare, ka marrë pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të qytetarëve të Kamenicës me rrethinë, pastaj ka filluara të bëjë plaçkitjen e shtëpive, e më pas me qëllim të dëmtimit të pronës së shqiptarëve, ia ka vënë zjarrin, si dhe ka marrë pjesë në keqtrajtimin e civilëve shqiptarë.

Me këto veprime, i pandehuri Z.A., ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” nga neni 142, lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika