Arrestimi i tre të dyshuarve për kurdisje ndeshjesh, reagimi i FBK-së dhe gjithçka që ndodhi dje në basketbollin vendas

Nga aksioni i djeshëm i Drejtorisë së Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës në tri rajone të ndara, në Prishtinë, Prizren dhe Pejë janë arrestuar tre persona, për shkak të dyshimeve që kanë të bëjnë me kurdisje ndeshjesh, derisa reagimi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) nuk vonoi shumë

Fotografi ilustruese

Gjatë ditës së djeshme, Drejtoria e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës ka zhvilluar një aksion në tri rajone të ndara, në Prishtinë, Prizren dhe Pejë.

Lajmin për Dukagjinin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, i cili ka thënë se nga ky aksion janë arrestuar tre persona, për shkak të dyshimeve që kanë të bëjnë me kurdisje ndeshjesh.

“Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, ka realizuar dy operacione të ndara në tri rajone si në Prishtinë, Prizren dhe Pejë. Operacionet policore deri më tani kanë rezultuar me shoqërimin e tre personave të dyshuar. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, ka thënë Kelani në një përgjigje me shkrim për Dukagjinin.

Dy prej personave të përfshirë në arrestime raportohet të jenë Daut Mehmeti, gjyqtar i suspenduar nga FIBA dhe trajneri i basketbollit kosovar, Arbnor Rifati.

Lidhur me këtë zhvillim, dje ka reaguar Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), e cila ka thënë se është duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet dhe organet e rendit, lidhur me arrestimet e fundit.

Siç thuhet në reagimin e tyre, ata raportuan menjëherë rastin pranë Këshillit për Parandalimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive, Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë së Shtetit dhe morën masat e duhura për të bashkëpunuar me organet e rendit.

FBK-ja gjithashtu ka njoftuar se ka ndërmarrë procedurat e brendshme disiplinore ndaj personave të apostrofuar dhe ka koordinuar veprimet me FIBA-në (Federata Ndërkombëtare e Basketbollit).

“Ne e kemi raportuar menjëherë pranë Këshillit për Parandalimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive të themeluar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë së Shtetit rastin sapo na është bërë i ditur, kemi marrë të gjitha masat e nevojshme për të bashkëpunuar me organet e rendit që nga viti i kaluar, si dhe i kemi marrë masat e duhura për të iniciuar dhe zhvilluar procedurat e brendshme disiplinore ndaj personave të apostrofuar, gjithë kohën në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me FIBA”, thuhet në reagimin e FBK-së.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika