Arrestohen 10 persona për krim të organizuar, kërkohen 6 të tjerë

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar me autorizim të Prokurorit të Shtetit ka zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë për kontrollin e disa lokacioneve, me ç'rast janë vënë në pranga 10 persona, ndërsa janë intervistuar 15 të tjerë. Ata dyshohen për krim të organizuar, organizim të skemave piramidale dhe bixhozit. Ndërkaq, 6 të tjerë mbeten akoma në kërkim

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

10 persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë qenë të përfshirë në veprat penale “krim i organizuar”, “organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Me anë të një komunikate, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se operacioni policor është zhvilluar në Prishtinë dhe Pejë, pas disa muajsh hetime. Gjatë operacionit janë kontrolluar dymbëdhjetë lokacione, me ç’rast, përpos dhjetë të ndaluarve, gjashtë të tjerë mbeten në  kërkim.

“Operacioni policor është realizuar në dy rajone të Republikës së Kosovës (Prishtinë dhe Pejë). Ky operacion policor është zhvilluar pas hetimeve disa mujore, ku personat e dyshuar në bashkëveprim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer veprat penale të lartcekura për një periudhë të gjatë kohore.Gjatë operacionit janë kontrolluar dymbëdhjetë (12) lokacione (vendbanime dhe lokale), janë ndaluar dhjetë (10) persona me aktvendim mbi ndalimin si dhe janë intervistuar edhe pesëmbëdhjetë (15) persona të tjerë në cilësinë e të dyshuarve të cilët lirohen në procedurë të rregullt, të njëjtit janë hasur duke mundësuar zhvillimin e lojërave të bixhozit online. Gjatë kontrollit edhe gjashtë (6) të dyshuar tjerë nuk janë hasur në lokacionet e tyre, andaj të njëjtit mbeten në kërkim policor”, thuhet në raport.

Nga ana tjetër, janë sekuestruar të holla, telefona, kompjutera dhe jo vetëm.

“Gjatë kontrollit edhe gjashtë (6) të dyshuar tjerë nuk janë hasur në lokacionet e tyre, andaj të njëjtit mbeten në kërkim policor. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: Para të gatshme – 4,423.00 euro, aparatet e lojërave të fatit – 2 copë, telefona mobilë – 25 copë, kompjuterë laptop – 2 copë, DVR – 2 copë si dhe materiale/dokumente relevante për rastin”, thuhet në komunikatë.

Me urdhër të prokurorit, dhjetë të dyshuarit e arrestuar dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika