Dy persona nga Ferizaj, një burrë dhe një grua, janë arrestuar, nën dyshimin se i kanë mashtruar qytetarët duke ua marrë nga 2 mijë e 500 deri 3 mijë euro në këmbim të punësimit në shtete të ndryshme.

Sipas policisë, vlera e përfitimit të të dyshuarve shkon deri në 80 mijë euro.

“Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovarë, nën dyshimin se të njëjti në vazhdimësi në bashkëkryerje kanë mashtruar persona të ndryshëm me qëllim të punësimit të tyre në shtete të ndryshme, duke marrë nga viktimat para në vlerë prej 2500-3000 €, më qëllim të sigurimit të kontratës së punës. Vlera e përfitimit të dyshuarve arrin në tetëdhjete mijë euro. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.