Arrestohen 24 persona nga anti-droga në Tiranë

Policia e Tiranës ka ndërmarrë një aksion kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryqyetet, në një operacion policior të koduar “Tempulli 4”.

Gjatë një daljeje publike për mediat kreu i policisë s ëTiranës, Tonin Vocaj, tha se në pranga përfunduan 15 shtetas, ndërkohë që 9 të tjerëve iu komunikua masa e arrestit në burg. Në kërkim në lidhje me operacionin u shpallën 4 persona.

Shtetasit e arrestuar janë: Vilson Tresa, Asllan Maqellara, Etgent Luzi, Kostandinos Deliu, Armand Haderllari, Blerim Biba, Ilir Tufa, Kevin Kolgegaj, Marios Saliaj, Damjan Hasani, Erblin Buci, Ervis Duro, Jurgen Xhafa, Aldo Grabovari, Gazmend Hoxha, Sajmir Gerbaj, Aleksander Kili, Orgest Beqo, Xhelo Ajasllari, Paolo Shyti, Ervin Rakipi, Erdi Kurti, dhe Adrian Ramushi.

Gjatë operacionit u sekuestruan 1.8 kg, lëndë narkotike kokainë, 18 kg lëndë narkotike marijuanë, 350 doza, me lëndë të dyshuar narkotike sintetike ekstazi dhe LCD, por dhe aparatet celulare dhe automjetet e shtetasve tëimplikuar në këtë veprimtari kriminale.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike, afër shkollave, në lokale nate dhe në ambiente të tjera të frekuentuara nga të rinjtë, në zona të ndryshe të Tiranës.

“Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, dhe në vijim megaoperacioneve mbarëkombëtare Tempulli 1, 2, dhe 3, bazuar në inteligjencën informative, ka referuarmaterialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka regjistruar 2 procedime penale.

Pas një hetimi disamujor me metoda speciale të hetimit nga Specialistët për Hetimin e  Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u siguruan prova ligjore për dokumentinin e veprimtarisë kriminale të 28 shtetasve.

Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u organizua dhe finalizua faza e parë e operacionit “TEMPULLI 4”, në kuadër të cilit u kapën dhe u vunë në pranga 24 persona, 9 prej te cilëve janë arrestuar më parë të cilët po hetohen me masën e sigurimit personal “Arrest në burg” pa afat, ndërsa 15 janë arrestuar ditën e sotme. Gjithashtu vijon puna për kapjen e 4 shtetasve të tjerë ndiqen me masa kërkimi.

Gjatë operacionit janë arrestuar shtetasit Vilson Tresa, Asllan Maqellara, Etgent Luzi, Kostandinos Deliu, Armand Haderllari, Blerim Biba, Ilir Tufa, Kevin Kolgegaj, Marios Saliaj, Damjan Hasani, Erblin Buci, Ervis Duro, Jurgen Xhafa, Aldo Grabovari, Gazmend Hoxha, Sajmir Gerbaj, Aleksander Kili, Orgest Beqo, Xhelo Ajasllari, Paolo Shyti, Ervin Rakipi, Erdi Kurti, dhe Adrian Ramushi.

Gjatë hetimit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

1.8 kg, lëndë narkotike kokainë;

18 kg, lëndë narkotike marijuanë;

350 doza, me lëndë të dyshuar narkotike sintetikeekstazi dhe LCD;

aparatet celulare dhe automjetet e shtetasve tëimplikuar në këtë veprimtari kriminale.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike, afër shkollave, në lokale nate dhe në ambiente të tjera të frekuentuara nga të rinjtë, në zona të ndryshe të Tiranës. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në drejtimin e Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së parëtë Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë vijojnë veprimet hetimore për dokumentinin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë.

Gjej rastin të përgëzoj Sektorin Kundër Narkotikëve dhe Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimin për hetimet cilësore me aplikim të metodave speciale të hetimit të kryera gjatë këtij viti dhe i nxis që këto hetime të vazhdojnë dhe në të ardhmen.

Po kështu në kuadër të bashkëpunimit të shkëlqyer mes Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe Drejtorisë Vendoretë Policisë Tiranë,  falenderojmë prokurorin e këtyre procedimeve, z. Ritvan Suka dhe drejtuesin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Z. Arens Cela, për drejtimin, koordinimin dhe mbështetjen për finalizimin me sukses të operacionit”, thuhet në njoftimin e policisë./ENA

Shija e redaktorit

Imer Mushkolaj kolumnist i rregullt në Dukagjini.com

Analisti Imer Mushkolaj do të jetë kolumnist i rregullt në portalin Dukagjini. Ai përmes kolumneve do të paraqes pikëpamjet dhe analizat e tij mbi politikën...

Emisari i ri i SHBA-së viziton Kosovën

Emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, këtë të enjte ka nisur vizitën e tij në Kosovë, e cila u konfirmua nga...

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Të fundit nga rubrika