Arrestohen 5 persona, dyshohen për shtytje në kryerjen e veprës terroriste

Këtë të hënë, Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar për nxitje të kryerjes së një akti terrorist dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Speciale të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar pesë persona të dyshuar për shtytje në kryerjen e veprës terroriste dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Siç ka njoftuar policia, drejtoria Kundër Terrorizmit, në koordinim me Prokurorinë Speciale, pas hetimeve disamujore, këtë të hënë, më 15 maj, ka ndërmarrë operacion policor në gjashtë lokacione, në rajonin e Pejës, Prishtinës dhe Gjilanit, për zbatimin e urdhëresës për kontroll, të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special.

“Si rezultat i këtij operacioni, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale ‘shtytje në kryerjen e veprës terroriste, sipas nenit 134 të KPRK-së’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, sipas nenit 366 të KPRK-së, janë arrestuar pesë persona të dyshuar (L. B., B. V., E. B., A. H. dhe A. S.), ndaj të cilëve janë duke vijuar procedurat ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu, të dyshuarit e lartpërmendur janë të njohur për Policinë e Kosovës, si të dyshuar për përfshirje të mëparshme të tyre në disa vepra të tjera penale në rajonin e Pejës.

“Në cilësinë e provave dhe dëshmive materiale janë sekuestruar: tri (3) revole, një armë automatike AK-47, një armë rekreative pneumatike, pajisje elektronike dhe dëshmi tjera relevante lidhur me rastin”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Speciale, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika