Arrestohen 79 persona për zjarrvënie në Greqi

Greqia ka bërë 79 arrestime në kuadër të një operacioni policor pas valës së zjarreve, të cilat kanë shkaktuar vdekje dhe dëme të mëdha në vend

Flakët përfshiu pjesë të mëdha pyjore në veri të kryeqytetit grek, foto CBC.

Greqia është nën tronditje të thellë pas valës së zjarreve të tmerrshme që kanë shkatërruar tokën dhe sollën vdekje të paparë në vend.

Pas arrestimit të 79 individëve të dyshuar për zjarrvënie, ministri i Mbrojtjes Civile, Vassilis Kikilias, ka thirrur operacionin “Llumi zjarrvënës” të përbashkët me forcat e policisë.

Ministri Kikilias ka njoftuar se zjarrvënësit kanë tentuar të ndezin zjarre të reja në malin Parnitha, në periferinë veriperëndimore të Athinës, njoftim ky që ka rritur tensionet në zonë.

Në një prononcim urgjent para mediave, ai i ka akuzuar zjarrvënësit për “krime kundër vendit” dhe ka apeluar në qytetarët grekë që të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë.

Numri i zjarreve të raportuara në vend është në qindra, dhe tragjedia ka marrë jetën e të paktën 20 njerëzve këtë javë.

Ministri Kikilias ka theksuar se kjo është një situatë e jashtëzakonshme dhe ka ftuar qytetarët të bashkohen në përpjekjet për të frenuar zjarret dhe mbrojtur pronat dhe jetët njerëzore.

“Nuk do të ikni, do t’ju gjejmë, do të mbaheni përgjegjës për krimet tuaja”, ka thënë ministri i Mbrojtjes Civile, raporton BBC.

Zjarret e verës janë një dukuri e zakonshme në Greqi, por shkencëtarët kanë lidhur rritjen e frekuencës dhe intensitetit të tyre me ndryshimet klimatike.

Stefan Doerr, drejtor i Qendrës për Kërkimin e Zjarrit në Universitetin Swansea, ka theksuar se klima e nxehtë dhe menaxhimi i dobët i bimësisë po bëjnë peizazhet gjithnjë më të rrezikshme për zjarret, duke i bërë ato të shndërrohen më lehtë në zjarre të shpejta dhe të përhapura.

Policia dhe shërbimi grek i inteligjencës EYP po hetojnë incidentet, raportoi AFP.

Zëdhënësi i qeverisë, Pavlos Marinakis, i ka thënë transmetuesit publik grek ERT se nga 140 arrestime të lidhura me zjarret, 79 kishin të bënin me zjarrvënie.

Qindra zjarrfikës në të gjithë Greqinë janë duke luftuar me zjarret vdekjeprurëse.

Fronti i madh i zjarrit që shpërtheu të shtunën pranë qytetit port të Alexandroupolis është bërë më i madhi në histori në BE, sipas komisionerit evropian Janez Lenarcic.

Ndërkohë, në malin Parnitha pranë Athinës, zjarret kanë shpërthyer në një pyll ngjitur me kryeqytetin, duke kërcënuar një park kombëtar.

Në fillim të kësaj jave, trupat e 19 personave që besohet se ishin emigrantë, mes tyre edhe fëmijë, u gjetën pranë rajonit Evros në Greqinë verilindore.

Nga zjarret në rajonin e Boeotias të hënën humbi jetën edhe një bari.

Vetëm muajin e kaluar, mijëra njerëz u detyruan të largoheshin nga zjarret në ishullin grek të Rodosit, pasi zjarret shpërthyen atje dhe në pjesë të tjera të vendit.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika