Arrestohen dy burra e dy gra në Pejë, dyshohet se mashtruan një person duke ia marrë 280 mijë euro për një lokal
Dy burra dhe dy gra janë arrestuar për veprën penale “Mashtrim” në Pejë. Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës, është pranuar informata se dikush ishte duke u mashtruar nga disa persona që nga viti 2022. Viktima kishte deklaruar se këtyre personave u kishte dërguar 280 mijë euro që nga viti 2022 për blerjen […]
Dy burra dhe dy gra janë arrestuar për veprën penale “Mashtrim” në Pejë.
Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës, është pranuar informata se dikush ishte duke u mashtruar nga disa persona që nga viti 2022.
Viktima kishte deklaruar se këtyre personave u kishte dërguar 280 mijë euro që nga viti 2022 për blerjen e një lokali.
Më 9 korrik janë arrestuar dy persona e dy ditë më pas janë arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë – F.D. e lindur më 1999, B.M. i lindur më 1992, M.N. i lindur më 1982, L.D. e lindur më 1994.
“Drejtoria Rajonale e Policisë, Sektori Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, mё datё 05.07.2024, ka pranuar informacion se viktima ёshtё duke u mashtruar nga persona tё dyshuar qё nga vitit 2022. Viktima ka deklaruar se personave tё dyshuar iu ka dërguar tё holla nё vlerё prej dyqind e tetëdhjetë mijё (280000) euro, mjete tё cilat viktima ia ka dërguar qё nga vitit 2022, pёr blerjen e njё lokali. Pas njё pune intensive tё hetuesve Rajonal me datё 09.07.2024, janё arrestuar dy (2) persona tё dyshuar, nё vazhdën e hetimit tё rastit me datё 11.07.2024 janё arrestuar edhe dy (2) tё dyshuar tjerë”, thuhet në njoftimin PK-së.
Të gjithë tё dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit janë dërguar në mbajtje për 48- orë.















