Policia e Kosovë ka arrestuar dy të dyshuar të mërkurën në Podujevë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, tek njëri nga të dyshuari është gjetur një granatë dore ndërsa tjetri është arrestuar për mos lajmërim të veprës penale, njofton Dukagjini.

Tutje bëhet e ditur se njësia për deminim i KFOR-it dhe FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit shpërthyes.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon te trajtohet ne gjendje te lire.