Arrestohen dy persona, dyshohen për dhunimin e 23-vjeçares me ngecje mentale

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar se janë arrestuar dy persona, nën dyshimin se kanë dhunuar 23-vjeçaren me ngecje mentale në Pejë dhe se është sekuestruar një veturë

Policia e Kosovës (ilustrim)

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, që dyshohen për dhunimin e 23-vjeçares me ngecje mentale në Pejë, e cila është shtetase e Shqipërisë.

Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Arrestohen dy persona si të dyshuar për dhunimin e vajzës në Pejë. Seksuestrohet edhe një veturë”, ka thënë Nikçi.

23-vjeçarja, që fillimisht ishte raportuar e zhdukur nga Shqipëria në Kosovë ka ardhur e pashoqëruar. Marrja në pyetje e saj ka qenë problematike, pasi e njëjta kishte ngecje mentale dhe ngecje në të folur.

Dukagjini merr vesh se në pamjet e kamerave që hetuesia ka siguruar, vajza shihej duke lëvizur e vetme, dhe po e vetme ka arritur edhe në Kosovë.

Për dhunimin e saj është zbuluar tek pas ekzaminimeve, pasi ajo ka pasur dhimbje të mëdha, por edhe të pashpjegueshme nga ana e saj për shkak të shëndetit mendor.

Se viktima është shtetase e Shqipërisë e kanë konfirmuar edhe në Prokurorinë Themelore në Pejë.

Para dy javësh, viktime e dhunimit seksual në Pejë ishte një vajzë e mitur, 15-vjeçare.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika