Arrestohen dy persona, dyshohen se sulmuan policët në dy raste të ndara

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona si të dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar, ku njërin në Prishtinë e tjetri në Gjilan.

Në raportin ditor të PK-së thuhet se rasti në kryeqytet ka ndodhur pasi i dyshuari nuk i ka zbatuar urdhërat e zyrtarit policor për t’u ndaluar në lëvizje mbrapa me veturë kur edhe e ka goditur policin dhe biçikletën e tij.

“ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se pasi nuk ka zbatuar urdhrat e zyrtarit policor për t’u ndaluar në lëvizje mbrapa me veturë e ka goditur zyrtarin policor si dhe biçikletën e zyrtarit policor. Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Tutje, i arrestuar në Gjilan ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, ku viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti ka penguar zyrtarët policorë gjatë detyrës duke i sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika