Arrestohen dy persona, dyshohet se po mashtronin mërgimtarët me bileta të fluturimit
Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar dy të dyshuar pronarë të agjencisë “Prishtina Jet”, të cilët dyshohet ta kenë kryer veprën penale ‘mashtrim’ me bileta të udhëtimit. “Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, së bashku me hetuesit e Krimeve Kibernetike, dje më 04.08.2022, kanë arrestuar dy të dyshuar […]
Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar dy të dyshuar pronarë të agjencisë “Prishtina Jet”, të cilët dyshohet ta kenë kryer veprën penale ‘mashtrim’ me bileta të udhëtimit.
“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, së bashku me hetuesit e Krimeve Kibernetike, dje më 04.08.2022, kanë arrestuar dy të dyshuar pronar të agjencisë ,,Prishtina Jet” , meshkuj kosovarë, shtetas të Kosovës, të cilët dyshohet ta kenë kryer veprën penale ‘mashtrim’ me bileta të udhëtimit”, thuhet në njoftim.
Këta dy të dyshuar, pas arrestimit dhe intervistimit, me aktvendim nga prokurori janë dërguar në mbajtje.
Po ashtu Policia ka bërë thirrje që të gjithë ata që kanë rënë pre e mashtrimeve me bileta aeroplani të lëshuara nga kompania “Prishtina Jet”, të paraqitën në polici në mënyrë që secili rast të trajtohet nga ana e policisë dhe që të sigurohen prova shtesë për këtë rast.
“Palët mund të paraqitën te hetuesit në Njësit Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të PK-së, në: Prishtinë, Mitrovicë- jug, Mitrovicë-Veri, Pejë, Prizren, Gjakovë, Ferizaj dhe Gjilan”, thuhet tutje në njoftim.















