Arrestohen dy persona në Gjakovë, dyshohen për vjedhje të veturave

Policia e Kosovës ka njoftuar për pesë raste të ndryshme të vjedhjes së veturave në Gjakovë që kanë ndodhur të mërkurën

Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar në Gjakovë për vjedhje të veturave, pasi të mërkurën ishin iniciuar pesë raste të ndara për vjedhje të veturave: një në fshatin Cermjan dhe katër të tjerat në qytetin e Gjakovës.

Sipas njoftimit të Policisë, thuhet se me datën 7 shkurt në Stacionin Policor në Gjakovë janë raportuar dhe iniciuar pesë raste të ndara për vjedhje të veturave.

“Veturat e vjedhura kanë qenë tre Golf II, një Ford Fokus dhe një Golf V. Bazuar në të dhënat e pranuara nga ankuesit e rasteve të raportuara, veturat kanë qenë të parkuara, ndërsa çelësat e tyre (në të gjitha rastet) i kishin lënë brenda tyre”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se të gjitha veturat janë gjetur pas një pune intensive operative dhe hetimore nga Drejtoria Rajonale e Gjakovës.

“Të njëjtit dyshohet se fillimisht kanë shkaktuar vetaksident me njërën nga veturat e vjedhura dhe pastaj e kanë braktisur atë. Dy të dyshuarit janë arrestuar mbi dyshimin se janë të përfshirë në rastet e vjedhjes së veturave dhe me vendim të prokurori të shtetit (në koordinim me të cilin janë ndërmarrë edhe veprimet hetimore), janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë që në raportin 24-orësh të Policisë janë përfshirë vetëm tri prej pesë rasteve të vjedhjes së veturave.

Njëri rast në raportin e Policisë thuhet se ka ndodhur në fshatin Cërmjan.

“Fsh. Cërmjan, Gjakovë 07.02.2024-07:20. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur ia kishin vjedhur veturën, të cilën e kishte parkuar në një parking. Rreth orës 23:50 vetura është gjetur e braktisur”, thuhet ën raportin e Policisë.

Rasti tjetër thuhet se ka ndodhur në rrugën “Londra”.

“Rr. Londra, Gjakovë 07.02.2024-16:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur ia kishin vjedhur veturën të cilën e kishte parkuar para shtëpisë së tij. Rreth orës 22:29 vetura është gjetur e braktisur”, thuhet në raportin e Policisë.

Kurse rasti tjetër thuhet se ka ndodhur në një parking në rrugën “Wesley Clark”.

“Rr.Wesley Clartk, Gjakovë 07.02.2024- 21:50. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur ia kishin vjedhur veturën të cilën e kishte parkuar në një parking. Rreth orës 23:15 vetura është gjetur e braktisur”, thuhet në raportin e Policisë.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika