Arrestohen dy persona në Han të Elezit, dyshohen për kontrabandim me migrantë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në kontrabandimin e migrantëve, në një aksion të zhvilluar në afërsi të pikëkalimit kufitar në Han të Elezit.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 2 qershorit, rreth orës 21:30, në kuadër të planit operativ “Migrimi Ilegal”. Gjatë vëzhgimit të vijës kufitare, njësitet e Departamentit të Kufirit kanë vërejtur një person të dyshuar duke shoqëruar tre persona nga fshati Bllacë i Maqedonisë së Veriut në drejtim të territorit të Kosovës.

Pas kalimit ilegal të kufirit, tre migrantët dhe personi që i shoqëronte kanë vazhduar lëvizjen drejt një automjeti që dyshohej se po i priste në rrugën ndërmjet dy pikëkalimeve kufitare.

Falë reagimit të shpejtë të njësive patrulluese kufitare, automjeti i dyshuar është ndaluar, ndërsa brenda tij janë gjetur dy shtetas të Kosovës dhe tre migrantë, shtetas të Indisë. Sipas Policisë, ata janë kapur në flagrancë gjatë kryerjes së veprës së dyshuar penale.

Me urdhër të prokurorit kompetent është iniciuar rasti “Kontrabandim me migrantë”. Njëri nga të dyshuarit është ndaluar për 48 orë, ndërsa personi tjetër, pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, tre migrantët janë dërguar në Qendrën e Pritjes për Migrantë, ku janë trajtuar nga njësia për Migrim dhe të Huaj.

Në kuadër të hetimeve, Policia ka konfiskuar si prova materiale automjetin me targa vendore që dyshohet se është përdorur në rast, si dhe një telefon mobil.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika