Policia e Kosovës ka njoftuar se, pas hetimeve lidhur me një rast të dyshuar të “Rrëmbimit dhe bashkëkryerjes”, janë arrestuar dy persona.
Sipas njoftimit policor, të dyshuarit janë dy meshkuj kosovarë, të cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka vendosur që të dyshuarit të dërgohen në mbajtje.
Rasti, sipas Policisë, vazhdon të hetohet.