Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të ndara të “Lëndimit të lehtë trupor”, ku janë arrestuar dy persona të dyshuar.
Rasti i parë ka ndodhur më 14 korrik 2026, rreth orës 14:30, në rrugën “Lekë Dukagjini” në Pejë. Sipas Policisë, i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht prindin e tij, viktimën mashkull kosovar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht prindin e tij – viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin policor.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.
Ndërkohë, në një rast tjetër në Prishtinë, lidhur me një incident të raportuar më 9 korrik 2026, rreth orës 00:50, më 14 korrik është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar.
“Lidhur me rastin, më 14.07.2026 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.