Arrestohen dy persona në veri për posedim të paautorizuar të armëve dhe të narkotikëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dyshuarve u janë gjetur disa mjete që mund të përdoren për veprime të dhunshme e krahas tyre, disa emblema me simbole nacionaliste dhe flamur serb

Dy shtetas të Serbisë janë arrestuar, pasi të njëjtëve, gjatë kontrollit u janë gjetur dhe konfiskuar disa pajisje të kundërligjshme.

Me anë të një komunikate, Policia e Kosovës ka njoftuar se atyre u janë gjetur disa mjete që mund të përdoren për veprime të dhunshme e krahas tyre, disa emblema me simbole nacionaliste dhe flamur serb.

Siç thuhet në komunikatë, njëri prej të arrestuarve posedon kartelë të veteranit të luftrave të Serbisë.

“Policia e Kosovës (PK), në vazhdën e angazhimeve për ofrim të sigurisë dhe parandalim të veprimtarive kriminale, mbrëmë, gjatë natës, në veri të vendit, ka ndaluar një automjet (me targa të Sllovenisë), me të cilin ishin duke qarkulluar dy persona meshkuj serbë, shtetas të Serbisë. Dy personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacion policor, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonin janë gjetur dhe janë konfiskuar disa pajisje të kundërligjshme, përfshirë maska kamuflazhi, emblema me simbole nacionaliste, dokumentacione etj. Dëshmitë e konfiskuara në cilësi të provave materiale, të cilat dyshohet se mund të përdoren për veprime të dhunshme janë: një (1) shufër metalike (policore), një (1) maskë kamuflazhi, disa thika, disa emblema me simbole nacionaliste (4 S) dhe flamur serb (4 S), disa lloje të dyshuara të substancave narkotike, telefona celularë, sprej të ndryshëm, sfera metalike, lidhëse plastike, një (1) automjet,  një (1) kartelë e veteranëve të luftës së Serbisë, dhe një (1) kartelë të akademisë për siguri e Serbisë, një (1) çekan etj.”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, ndaj dy personave të dyshuar është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika