Arrestohen dy persona në Vushtrri pasi gjuajtën disa herë në ajër me armë zjarri
Në fshatin Sllakovc të Vushtrrisë, janë arrestuar dy persona, pasi të njëtit kishin shtënë disa herë në ajër me armë zjarri. “12.04.2024 – 19:33. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kishin shtënë disa herë në ajër me armë zjarri. Gjatë kontrollit, te të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: dy pistoletë dhe […]
Në fshatin Sllakovc të Vushtrrisë, janë arrestuar dy persona, pasi të njëtit kishin shtënë disa herë në ajër me armë zjarri.
“12.04.2024 – 19:33. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kishin shtënë disa herë në ajër me armë zjarri. Gjatë kontrollit, te të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: dy pistoletë dhe 14 fishekë 9 mm me dy karikatorë, ndërsa në vend të ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja”, thuhet në raportin e policisë.
Sipas raportit të 24 orëve të fundit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.















