Dy persona janë arrestuar në Zveçan për vjedhje të pyllit.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës e cila dy të dyshuarit, i kishte zënë gjersa po kryenin këtë vepër.

“Më datë 07.08.2025 rreth orës 18:20, në Stacionin Policor në Zveçan është raportuar një rast i vjedhjes së pyllit. Njësitë policore i janë përgjigjur menjëherë thirrjes dhe  kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në dy persona të cilët ishin me traktor me rimorkio të ngarkuar me dru.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Të dyshuarit, E.B. (34 vjeç) dhe S.B. (42 vjeç), janë arrestuar dhe janë intervistuar nga hetuesit policorë. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, me urdhër të prokurorit të Shtetit, të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale “Vjedhje e pyllit”.”, ka shkruar Policia e Kosovës.

Kjo e fundit ka bërë thirrje që qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo veprim të dyshuar.