Arrestohen dy persona për lëndim trupor në Ferizaj

Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar dy persona për lëndim trupor në Ferizaj

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar dy persona për lëndim trupor në Ferizaj.

Rasti njoftohet të ketë ndodhur rreth orës 18:00, ku policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në fshatin Nerodime e Epërme të Ferizajt është një rast lëndimit trupor.

“Policët e rendit i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes . Nga hetimet e para është mësuar se të dyshuarit I.N (M/K) i moshës 64 vjeçar dhe B.N (M/K) i moshës 40 vjeçar, pas një zënke i kanë shkaktuar lëndime trupore personit tjetër SH.K ( M/K) i moshës 35 vjeçar, të cilin për ndihmë mjekësore e kanë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, njofton Policia.

Tutje thuhet se dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Lëndim i lehtë trupor”.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika