Arrestohen dy persona për ngacmim seksual e lëndim trupor në Fushë Kosovë
Dy persona janë arrestuar të hënën, nën dyshimin për ngacmim seksual dhe lëndim të lehtë trupor në Fushë Kosovë. Sipas raportit të Policisë, njëri prej tyre dyshohet se ka sulmuar fizikisht personin tjetër, ndërsa të dy dyshohen për ngacmim seksual ndaj një gruaje. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë dërguar […]
Dy persona janë arrestuar të hënën, nën dyshimin për ngacmim seksual dhe lëndim të lehtë trupor në Fushë Kosovë.
Sipas raportit të Policisë, njëri prej tyre dyshohet se ka sulmuar fizikisht personin tjetër, ndërsa të dy dyshohen për ngacmim seksual ndaj një gruaje.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.















