Arrestohen dy persona për organizim dhe pjesëmarrje në grup kriminal

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në lidhje me rastin sekuestrim i 400 kilogramëve substancë narkotike kokainë në Prishtinë. Të ndaluarit akuzohen për pjesëmarrje dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar lidhur me veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve

Foto ilustrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar dy persona në lidhje me rastin sekuestrim të 400 kilogramëve substancë narkotike të llojit kokainë të premten e 23 shtatorit në Prishtinë.

PSRK ka bastisur dy lokacione sipas urdhrit të Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me ç’rast, përveç sigurimit të provave materiale, ka arrestuar dhe ndaluar dy persona.

Të arrestuarit me inicialet H.SH dhe N.M janë shtetas të Kosovës të cilët akuzohen për organizim dhe pjesëmarrje në grup kriminal.

“Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar lidhur me veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, si dhe për veprat penale të kryera në bashkëkryerje, pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare dhe frikësimi gjatë procedurës penale”, shkruhet në komunikatën për media.

Ndërkaq Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës do të vazhdojë procedurat e tjera ligjore në lidhje me rastin.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika