Policia e Kosovës i ka arrestuar dy persona në komunën e Suharekës, nën dyshimin se e kanë kryer veprën “vjedhje e rëndë”.

Arrestimi i tyre, sipas policisë, është bërë me dyshimin se të njëjtit kanë qenë të përfshirë në një rast vjedhje e rëndë, që ka ndodhur në xhaminë e fshatit Gjinoc të Suharekës, ku të dyshuarit e kanë vjedhur një makinë për prerjen e barit.

“Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Suharekës me datën 18.122023 përmes rrugëve operative ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarit  M. A (viti i lindjes 2007, mashkull kosovar shqiptar) dhe L  SH (viti i lindjes 2007, mashkull kosovar shqiptar)”, thuhet në njoftim.

Në konsultim me prokurorin kujdestar është iniciuar rast. Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatit dhe të punëtorëve të Q.P.S dhe pas intervistës, në konsultim me prokurorin kujdesur për krime të rënda, janë liruar.

Rasti po vazhdon të hetohet.