Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, në kuadër të hetimeve për një rast të vjedhjes së një motoçiklete në Prishtinë.
Sipas Policisë, operacioni është realizuar të enjten nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, pas hetimeve që lidhen me një vjedhje të rëndë të ndodhur më 23 maj 2026 në Prishtinë.
Të arrestuarit janë identifikuar me inicialet Gj.K., 35 vjeç, dhe D.B., 21 vjeç.
Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, të dyshuarit janë intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policia ka bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.